Sallate pule me majoneze


* 4-5 fileto pule te ziera
* 2 karrota
* 1 kastravec
* 2-3 qepe te njoma
* 2 speca
* 2 thelpinj hudhre
* 1-2 luge gjelle kos
* 1 gote uji majonez
* koper
* piper i kuq
* piper i zi
* kripe

Pritini filetot e pules ne copeza te vogla dhe perzini me kripe dhe ereza.
Te gjithe perimet e tjera grijini holle. (ne madhesi te thjerrezave). Kastravecit perdorini vetem lekuren e qeruar trashe dhe te grire holle.( mund te perdorni edhe blender por mos i shtypni shume)
Perzijini te gjitha dhe ndani menjane 1.5 filxhane kafeje nga kjo mase. Pjesen tjeter perzieni me pulen. Majonezen dhe kosin perzieni mire. Pastaj hidheni tek pula dhe perzijini te gjitha mire qe te formoni nje mase homogjene. Merreni kete mase ne nje pjate dhe siper zbukurojeni me perzierjen e perimeve qe kishit lene me nje ane.
Ju befte mire.

Translate »