Sallate patatesh me kos


* 1 kg patate
* lengu i 1/2 limoni
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* 1.5 gota uji kos
* 1-2 thelpinj hudhre
* 1 kuti e vogel me misra
* piper i kuq
* kripe

Qeroni patatet dhe zini ne uje me kripe. Shtypini dhe perzini me lengun e limonit dhe vajin e ullirit. Hidheni kete mase ne nje ene qelqi drejtkendeshe.
Perzini kosin me hudher dhe hidheni siper patateve. Zbukurojeni me miser dhe piper te kuq.
Nje menyre tjeter eshte: Mases me patate shtojini majdanoz dhe beni topa te vegjel. Mesin e topave shtypeni me gisht dhe formoni nje si grope dhe brenda hidhni kosin me hudhra ose siper mund te hidhni edhe karrota te renduar dhe te skuqura pak.
Ju befte mire.

Translate »