Patellxhane sade :)
Posted On 13 Janar, 2017
*4 cope patellxhane
*5-6 thelpinj hudher
*2 kokrra domate
*2 speca
*vaj ulliri
*kripe
*kos
4 patellxhanet qerohen komplet dhe priten ne trashesi per tu skuqur. Skuqen lehte ne vaj ulliri ose normal dhe lihen ne nje pecete qe te leshojne vajin.Patellxhanet dhe hudhren hidhini ne nje tenxhere me pak vaj ulliri, shtoni pak uje te vaket dhe lerini te zieje ne zjarr te ngadalte per pak minuta. Specat piqini ne zjarr (direkt mbi zjarr ose ne furre), domatet pritini ne feta dhe shtojani gjelles. Pasi te jete zier mire ne zjarr te ngadalte servireni me kos.
Ju befte mire