Qofte me patellxhane
* 1.5 kg patellxhane te gjate dhe te holle
* 4-5 speca te prere trashe
* 3-4 domate te vogla
Per Qofte:
* 1/2 kg mish i grire
* 1 veze
* 1 qepe
* 2-3 thelpinj hudhre
* 2-3 feta buke (vetem mesi, te thara ne furre dhe grira ne mikser)
* kripe
* piper i zi
Per Salce:
* 2-3 domate
* 1.5 filxhane kafeje uje
* vaj
* kripe
Prisni nga nje shirit lekuren e patellxhaneve dhe prisni ne feta per se gjati, pastaj lereni per 15 min. ne uje me kripe.
Perzini mire te gjithe perberesit e qofteve per pak minuta. Nga brumi kepusni copa ne madhesi pak me te vogel se nje veze. Rreshtojini ne nje tepsi xhami dhe futini ne furre ne 200’C.
Nderkohe qe piqen qoftet, skuqni patellxhanet sa te fillojne te marrin pak ngjyre.
Ne nje kupe zupe vini dy feta patellxhane terthorazi, siper vini nje qofte dhe mbylleni me patellxhanet, ktheni kupen permbys dhe vejeni ne ne tepsi. Siper veni nje fete domate dhe nje copez spec dhe nje stikadenti qe ta mbaj mire dhe futini ne furre ne 200’C.
Per salcen, rendoni domateti skuqini pak ne vaj shtoni ujin dhe kripen dhe lereni te ziej. Hidheni siper pjatave gjate servirjes.
Ju befte mire.