Patellxhane te mbushur me djathra (Pabuxhaki-Greke)
Posted On 30 Janar, 2017
* 4 patellxhane
* 4 qepe te njoma
* 2 speca jeshil
* 2 domate
* 5 gjethe feslegeni
* 2 veze
* 1 gote uji me djath te bardhe dhe kackavall
* majdanoz
* piper i zi dhe i kuq
* vaj ulliri
* kripe
Patellxhanet piqini ne zgare dhe qerojini. Ne nje ene hidhni domatet e grira, specat, dhe qepet e njoma dhe perzini. Shtoni djathin e bardhe dhe kackavall, vezet, majdanozin, feslegenin dhe erezat dhe perzini te gjitha(mund ti shtoni edhe pak hudher) .
Patellxhanet hapini ne mes dhe mbushini me kete perzierje. Siper vini nga nje fete domate dhe djath kackavall dhe futini ne furre ne 180’C derisa te shkrije djathi. Servireni te nxehte.
Nje zgjidhje per ata qe jane ne diete.
Ju befte mire.