Paste Gjermane
Per Kekun:
* 2 veze
* 1.5 filxhan kafeje sheqer
* 60-70 gr. margarin e shkrire
* 1.5 filxhan kafeje qumesht-kos bashke
* 4.5 filxhan kafeje miell +1 luge caji sode buke
Per Kremin:
* 2 gota uji qumesht
* 1 veze
* 2 luge gjelle miell
* 2 luge gjelle sheqer
* gjalp sa nje kokerr lajthie
* vanilie
* sheqer puder
Perberesit e e kekut perzini me radhe dhe hidhini ne nje tepsi te rrumbullaket(nga ato te voglat e embelsirave) te lyer me pak gjalp.(pika kryesore:brumi qe bete duhet te derdhet vete pa shume ndihme nga luga, nqs sderdhet shtoni edhe pak qumesht) Futeni ne furren e ngohur me mire me 170’C dhe piqeni per 20 min. (siper nuk duhet te skuqet shume)
Perzini te gjithe perberesit e kremit pervec vanilies dhe gjalpit verini ne zjarr dhe lerini derisa te ziej, sapo te ziej shtoni gjalpin dhe vanilien.
Kekun e pjekur (jo shume trashe) ndajeni pergjysem, ne mes vini kremin e vaket (mund te vini edhe banane, i shkon). Siper zbukurojeni me sheqer puder.
Ju befte mire.