Embelsire me kungull


* 2 kg kungull i embel
* 1 kg sheqer
* 1 filxhan kafeje uje

Qeroni kungullin, lajeni dhe priteni ne copa te trasha (pak a shume si shalqi, pak me e trashe).
Hidheni ne nje tenxhere, siper hidhni sheqerin dhe ujin dhe lereni te ziej te zjarr te ngadalte derisa te zbuten kungujte.
Mund ta beni edhe pa i hedhur uje fare por ne kete rast duhet ta lini nje nate gjithe naten ne tenxhere bashke me sheqerin dhe pastaj ta zieni.
Servireni me arra siper.
Ju befte mire.

Translate »