Simite – Acma 1
* 1 gote uji qumesht i ngrohte (sa te mos djege doren)
* 1/3 gote uji vaj
* 1/6 gote uji sheqer
* 1 veze
* 1.5 luge gjelle kripe
* 15 gr. maja
* miell sa te marre
Siper:
* 1 e verdhe veze + 1 luge caji uje i ftohte
(rreth 10-11 acma)
Shkrini majane me pak qumesht te vaket, mos e perzini kurre me luge metali. Pasi te shkumezohet maja, shtoni perberesit e tjere dhe perzini.
Ne fund hidhni miellin. Brumi duhet te jete i bute. Lereni ne nje ene plastike te lyer mire me vaj, lyeni edhe siper me vaj dhe lereni qe te fryhet nga maja, te fermentohet. Po te doni mund ta lini nga darka deri ne mengjes te fermentohet ne frigorifer, brumi nuk prishet, mos kini merak.
Brumin e fermentuar shtypeni nga siper 4-5 here jo me shume. Nqs e keni lene ne frigorifer, prisni derisa te vije ne temp. dhome. Ndani copa ne madhesi te nje limoni nga brumi dhe jepini forme si ne foto, mbeshtilleni rreth vetes si simit. Siper lyeni me te verdhe veze te perzier me ujin e ftohte. Sa me shume te prese brumi ne tepsi aq me mire eshte. Mund ta vini ne mengjes ne tepsi dhe ta piqni ne darke. Furrat e reja kane program kosi, mund te perdorni edhe ate.
Ju befte mire.