Imambajelldi
* 5 patellxhane
* 2 qepe
* 6-7 thelpinj hudhre
* 7 speca
* 6 domate
* 2 gota uji vaj
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* majdanoz
* piper i zi
* kripe
* lengu i nje limoni
Qeroni patellxhanet, nje shirit po, nje jo dhe hiqni vetem pjesen jeshile te bishtit se ndryshe prishen. Lerini per 15min. ne uje te kripur. Pastaj skuqini nga te gjitha anet, ne tenxhere me 2 gota uji vaj, derisa te zbuten. (nqs nuk skuqen nga te gjitha anet mund te nxihen, gjithashtu zjarri duhet te jete i forte perndryshe thithin shume vaj.) Pasi te skuqen te gjitha merrini ne peceta buke prej letre.
Prisni qepet ne forme gjysem rrethi, prisni shume holle specat dhe hudhrat dhe skuqini ne tigan me vaj ulliri. Shtoni siper domatet e qeruar dhe te grira. Skuqini te gjitha mire derisa te thithe ujin dhe te filloje te trashet. Shtoni kripe, piper dhe majdanoz dhe fikni zjarrin.
Rreshtoni patellxhanet ne tepsi, hapni mesin me ndihmen e nje luge (mund ti hapni mesin edhe para se ti skuqni por mund te thithe me shume vaj) dhe mbushni me masen e pergatitur.
Sipas deshires siper mund ti vini nga nje gjysem speci. Lengun me domate te ngelur ne tigan hidheni ne tigan, hidhni edhe lengun e limonit siper dhe piqeni ne furre ne 200’C per 10-15min.
Ju befte mire.