Simite – Kandil Acma 3


*1 gote uji qumesht
* 25 gr. maja
* 1 gote uji vaj
* 1/4 gote uji sheqer
* miell sa te marre
* margarin
* pak kripe
Siper:
* 1 e verdhe veze
* susam i zi (black cumin seed/ corekotu)

Shkrini majane me qumesht, shtoni vajin, sheqerin dhe kripen, miellin shtojeni pak e nga pak derisa te perftoni nje brum te bute. Perzieni mire dhe lereni per 30 min. ne temp. dhome. Ndani nga brumi copa ne madhesi arre, ne mes lyeni me nje luge kafeje margarin dhe jepini forme simiti, te rrumbullaket.(nqs e perdridhni ne menyre qe majat e brumi te rrine poshte forma e acmes del me e bukur). Siper lyeni me te verdhe veze dhe hidhini susam te zi. ( furren ngroheni ne 200’C, sa te ngrohet fikeni furren dhe futini acmat brenda dhe lerini per 15 min te presin, pastaj ndizeni prape me 200’C) Piqini derisa te skuqen nga siper.
Ju befte mire.

Translate »