Pras me djath ne furre
Posted On 12 Janar, 2017
*9-10 prasa mesatare
*4 veze
*150gr djath
*majdanoz, koper
*piper i zi
*piper i kuq
*kripe
Lani praset dhe prisni pjesen jeshile, pjesen tjeter priteni ne forme rrethore.
Ne nje tenxhere skuqni praset, shtoni kripe dhe piper, mbyllni kapakun dhe lereni te piqet ne zjarr te ngadalte per 15 min. Here pas here perzieni.
Majdanozin dhe koperin lajeni, priteni dhe perzieni me vezet dhe djathin, shtoni piperin e zi dhe piperin e kuq.
Perzieni kete mase me praset dhe hidheni ne nje tepsi (qelqi me mire).
Piqeni ne furre per 15-20 min.
Servireni te nxehte. Ju befte mire.