Pasta Mozaik
* 1,5 paket biskota (petit beurre)
* 150 gr gjalp
* 3 kokrra veze
* 6 luge gjelle sheqer puder
* 6 luge gjelle kakao
* pak uje ose qumesht (rreth 2 luge)
Ne fillim shkrini gjalpin, nderkohe qe ai shkrin rrihni mire vezet me mikser pastaj shtoni gjalpin e shkrire dhe perzini derisa sa te ftohet. Shtoni sheqerin dhe kakaon dhe perzini mire derisa te perftoni nje mase homogjene.
Ne nje tas tjeter thyeni biskotat dhe hidhini tek masa me kakao, perzini perseri dhe shtoni pak uje ose qumesht dhe perzini derisa te perftoni nje as as shume te forte as shume te bute.
Hidheni kete mase ne nje leter (folie) aluminiumi, jepeni nje forme piramide ose elipsi ( si te deshironi ) dhe lereni per te pakten 5 ore tek pjesa e ngrirjes se frigoriferit.
Siper mund ti hidhni krem cokollate:
* 250 ml qumesht
* 75 gr sheqer
* 10 gr niseshte
* 200 gr cokollate
* 15 gr kakao
Zini bashke qumeshtin dhe sheqerin. Kakaon dhe niseshten shkrieni me pak uje dhe shtojeni qumeshtit. Shtoni cokallaten e prere ne copeza te vogla dhe perzieni derisa te perftoni nje mase homogjene. Kete krem mund ta perdorni ne embelsira te ndryshme.
Ju befte mire.