Gliko Portokalli

Përbërësit :
Për 12 portokalle vendi me madhësi mesatare
2 kg sheqer
1 ½ gotë me ujë

Përgatitja :
Portokalleve u hiqet me kujdes me rende pjesa me shkëlqim, pastaj lahen dhe vendosen në një enë me ujë.


Uji i ndërrohet disa herë brenda 2 ditëve. Pastaj ziejne në një tenxhere të mbushur me ujë për pak minuta. Më pas uji ndërrohet dhe ziejne përsëri. Ky veprim kryhet 4 herë. Pastaj portokallet lihen të ftohen dhe ndahen në 4 pjesë secili. Çdo pjese i hiqen farat dhe më pas qepen që të mblidhen.

Vendosen në një tenxhere ku kemi futur 2 kg sheqer dhe 1 ½ gotë me ujë. Ziejne përsëri në zjarr të ngadalshëm per 30 min, dy herë.
Më pas i lëmë të ftohen dhe heqin fijet që i kemi qepur.
I vendosim përsëri në zjarr të ngadalshëm dhe i heqim kur fillojnë të ziejnë.
Më pas glikon e futim të nxehtë në vazo qelqi, e mbyllim me kapak dhe ruhet për shumë kohë.


#erikitchen #sitegatuajme #receta #gliko #glikoportokalli #portokall #gatimetethjeshta #gatimeteshpejta #gatime #gatimeshqiptare #gatuaj #embelsire #embelsira #embelsiremeportokalle #jubeftemire

Translate »